Kosova22 Korrik 2023, 13:15

Tensionet Kosovë-Serbi, Lajçak e pranon: Zgjedhjet në Veri ishin ‘mina tokësore’ në të cilat shkelëm

Shkruar nga Pamfleti
Tensionet Kosovë-Serbi, Lajçak e pranon: Zgjedhjet në Veri
Miroslav Lajçak

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është shprehur se marrëveshja e marsit në Ohër ishte një moment historik për zbutje e tensioneve mes dy vendeve.

Në një intervistë për gazetën austriake “Kurier”, Lajçak deklaroi se rrugës ka pengesa, duke përmendur kështu edhe zgjedhjet e prillit, zgjedhje këto që u mbajtën në katër komuna me shumicë serbe.

“Marrëveshja e marsit është një moment historik në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ne e dimë saktësisht se çfarë duhet bërë. Por ka shumë “mina tokësore” përgjatë kësaj rruge që ne nuk duhet të shkelim. Zgjedhjet lokale të prillit ishin një dhe për fat të keq ne i kemi shkelur ato”, tha Lajçak.

Më tej, Lakçak theksoi se aktualisht fokusi i BE-së është tek menaxhimi i krizës e jo tek normalizimi.

“Aktualisht fokusi ynë nuk është te normalizimi, por te menaxhimi i krizës”, u shpreh i dërguari i posaçëm i BE-së.

 

zgjehdje veri lajcak