Kosova27 Shtator 2023, 09:19

Tensionet në veri, diplomatja: Vuçiç i rrezikshëm, ka rimbjellë farën e nacionalizmit në Serbi

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në veri, diplomatja: Vuçiç i rrezikshëm, ka

Diplomatja Ilda Zhulali ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi Kosovën dhe mbarë opinionin ndërkombëtar, sulmi terrorist në veri të Kosovës.

Ajo tha se Serbia bashkë me Vuçiçin nuk mund të linin pas tezat nacionaliste. Sipas saj, presidenti serb ka rimbjellë farën e nacionalizmit të botës serbe të cilën po përpiqet ta thërrasë në luftë.

“Kjo ngjarje nuk mund të shkëputet nga realiteti, pasi nuk kemi të bëjmë me një ngjarje të kronikës së zezë.

Është një ngjarje që është zhvilluar në një kontekst të caktuar dhe që ka njohur përshkallëzim dhe ky kontekst e ka epiqendrën në Serbi.

Që në vitin 2013 dialogu mes dy vendeve ka ndaluar dhe vit pas viti ka njohur vetëm hapa pas dhe këto hapa pas kanë qenë gjithmonë e më të rrezikshëm.

Serbia bashkë me Presidentin Vuçiç nuk mund të linin pas tezat nacionaliste. Ai ka rimbjellë farën e nacionalizmit të botës serbe të cilën po përpiqet ta thërrasë në luftë. Ai po përpiqet prej afro një viti të viktimizojë serbët e Kosovës, por që kjo është një mashtrim i madh por që ata po përpiqen ta shesin se po anatemohen. Dhe me këtë diplomatikisht është përpjekur të minojë edhe dialogun me Kosovën”, u shpreh Zhulal për "Syri Tv".

vucic zhulali serbi