TAGS-AT E JAVËS

Kosova 9 Prill 2023, 07:10

Tragjedi në Kosovë! Humb jetën fëmija 5-vjeçar, u qëllua në oborrin e shtëpisë së tij

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedi në Kosovë! Humb jetën fëmija 5-vjeçar, u

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e djeshme në Vushtrri të Kosovës, ku një fëmijë 5-vjeçar ka humbur jetën.

I mituri nuk ka arritur që t’i përballojë plagët që dyshohet se i mori nga arma e zjarrit.

E gjithë ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në oborrin e shtëpisë së fëmijës së ndjerë.

“Rreth orës 17:20, është raportuar se në Spitalin e Vushtrrisë, një fëmijë i moshës 5 vjeçar, është sjellë për ndihmë mjekësore, ndërkohë nga autoritetet mjekësore është bërë e ditur se si pasojë e lëndimeve që dyshohen të jenë nga arma e zjarrit fëmija ka vdekur. Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së fëmijës”, ka thënë Zahiti.


Sipas zëdhënësit të Policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një armë e llojit pistoletë.

kosovë humb jetën fëmija 5-vjeçar

Lini një Përgjigje