TAGS-AT E JAVËS

Kosova15 Dhjetor 2025, 13:11

U gjet i pajetë në automjet, dyshimet e para për vdekjen e punonjësit të policisë

Shkruar nga Pamfleti

U gjet i pajetë në automjet, dyshimet e para për vdekjen e

Ismet Isufi është zyrtari policor që u gjet i vdekur sot në Prishtinë. Ai u gjet i pajetë në veturën e tij, pasi u përfshi në një aksident.

Por sipas policisë, efektivi Isufi humbi jetën para aksidentit, ndërsa dyshohet se ka pësuar një sulm në zemër.

“Sot rreth orës 06:30 në rrugën Zagrebi në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka qenë e përfshirë një veturë.

Njësitet policore dhe emergjenca kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës (zyrtar policor), që dyshohet të ketë ndodhur para aksidentit. Me rastin është duke u marrë Njësia Rajonale e Trafikut, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar shkaqet e sakta të aksidentit”, njoftoi policia e Prishtinës.

Lini një Përgjigje