
Kosova u trondit disa ditë më parë nga një vrasje në Prishtinë, si pasojë e një përplasje me armë ku humbi jetën dhe një grua kalimtare e rastit.
Ndërkohë që njëri prej të rinjve është arrestuar, katër të tjerë janë në arrati. Për të dyshuarin pas hekurave, Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda njofton se ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.H.
Shtetasi do të qëndrojë në paraburgim për një muaj për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën Vrasje e rëndë, raportojnë mediat e Kosovës.
Policia sakaq ka shpallur në kërkim edhe katër persona të tjerë të përfshirë në konfliktin e ndodhur më 26 mars.
Lini një Përgjigje