
Ja rezultatet në komunat kryesore të Kosovës...
Ndryshe nga zgjedhjet e përgjithshme, Kosova duket se po ecën me ritëm të shpejtë sa i takon numërimit të votave për zgjedhjet e lokale.
Sot qytetarët votuan për drejtuesit në 38 komuna. Numërimi i votave po shkon drejt fundit dhe një pjesë e madhe e komunave shkojnë në balotazh.
Duhet theksuar se Kosova ka sistem të tillë që fitues shpallet ai që ka mbi 50 për qind të votave. Nëse askush nuk e arrin, ka raund të dytë mes 2 më të votuarve.
Prishtina shkon në balotazh, po ashtu Peja, Prizreni, Suhareka, Gjakova, etj. Në Prishtinë Përparim Rama i LDK është "kokë më kokë" me Hajrulla Çekun e VV.
Ndërsa Komunat ku ka mbi 50 për qind janë Deçani ku ka fituar AAK, Istog ku ka fituar LDK, Kamenicë ku ka fituar VV, Leposaviq ku ka fituar Lista Serbe, në Ferizaj ku ka fituar PDK, etj.
REZULTATET
Deçan

Gjakovë

Gjilan

Kaçanik

Fushë Kosovë

Mitrovicë e Jugut

Leposaviq

Pejë

Podujevë

Prishtinë

Prizren

Skënderaj

Suharekë

Ferizaj

Vushtri

Zveçan

Malishevë

Lini një Përgjigje