
Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të votojnë lirisht, në mënyrë demokratike dhe sipas bindjeve të tyre politike.
“Të nderuar përfaqësues të mediave, unë bashkë me familjen time posa e shfrytëzuam të drejtën tonë për të votuar. I ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës me shfrytëzu këtë të drejtë, me dalë me votuar, me votuar sipas bindjeve të tyre politike, me votuar në mënyrë të lirë, në mënyrë të qetë, në mënyrë demokratike”, deklaroi Hamza.
Ai theksoi se dita e zgjedhjeve është moment i rëndësishëm për vendimmarrjen e qytetarëve për katër vitet e ardhshme.
“Ditë e bukur me shfrytëzu këtë ditë me dalë me votuar sepse ne sot vendosim për të ardhmen, për katër vitet e ardhshme”, u shpreh Hamza.
Hamza falënderoi mediat për prezencën dhe uroi një proces të qetë zgjedhor.
Lini një Përgjigje