TAGS-AT E JAVËS

Kosova 7 Qershor 2026, 10:32

Osmani: Pa qytetarët s’ka demokraci

Shkruar nga Pamfleti
Osmani: Pa qytetarët s’ka demokraci
Vjosa Osmani

Ish-Presidentja Vjosa Osmani, e cila garon me listën e LDK në zgjedhjet që po mbahen në Kosovë,  e shoqëruar nga bashkëshorti, ka votuar në shkollën fillore “Shkëndija” në Hajvali të Prishtinës.

"Jemi në heshtje zgjedhore, por normalisht jam shumë e lumtur me mënyrën se si qytetarët e Kosovës e marrin si detyrim kombëtar mundësinë për të kontribuar në çdo proces zgjedhor, sepse kjo është shumë me rëndësi, sepse pa ta s’ka demokraci, dhe jam tepër mirënjohëse për gjithçka që bëjnë për këtë vend dhe nuk e ndalin kurrë kontributin”, ka deklaruar Osmani për mediat.

Kosova po mban zgjedhjet e parakohshme parlamanetare, ndërsa nuk dihet nëse procesi i sotëm do të arrijë ose jo të zgjidhë ngërçin politik të krijuar, apo partitë politike do të bashkëpunojnë mes tyre për të tejkaluar pengesat.

 

osmani zgjedhje kosova

1 Komente

  1. T
    Tony

    Ik moj ti shtupe haleje.

    Lini një Përgjigje