TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle24 Nëntor 2023, 10:25

Alketa Vejsiu paguan për të dalë tek Forbes UK, revista ia ‘qan’ reklamën redaksionale

Shkruar nga Pamfleti

Alketa Vejsiu paguan për të dalë tek Forbes UK, revista ia

Alketa Vejsiu është një prezantuese karizmatike, por mbi të gjitha një menaxhere e shkëlqyer e vetes. Ajo nuk ka nevojë fare për një PR nga jashtë sepse di ta bëjë më së mirë këtë.

Gruaja e ekranit kësaj radhe i ka  bërë një reklamë shumë të mirë vetes në revistën prestigjoze Forbes. Sigurisht, jo në ‘Forbes’ që njohim të gjithë, atë kryesorin, por në degën e saj në Britani, pikërisht duke paguar për një reklamë redaksionale. Linkun e shkrimit, Alketa e postoi në adresën e saj në Instagram, bashkë me dedikimin për veten, ku shkruan:

“Jam vertete e lumtur qe jam ne Forbes UK ( artikullin mund ta lexoni ne Link Ne Bio)!

Personazhet ne galeri i perkasin botes se madhe, arritjeve te medha, impakteve te jashtezakonshme qe mund te kene ne bote permes zerit, dhe platformave te tyre; une ne te thjeshten time jam e kenaqur dhe krenare qe jam Shqiptare , mund te jemi vend i vogel por endrrat i kemi pasur gjithmone te medha. Jam ndjere gjithmone “nje qytetare e botes” dhe me krenari kam treguar gjithmone pashaporten ????????. Do vazhdoj te numeroj yje me shume se dollarë.

Gjithashtu @revistaclass_ do te jete partnere e Forbes ne Shqiperi dhe Kosove duke evidentuar te tjere personazhe shqiptare qe meritojne vemendje ne vitrina nderkombetare; ndaj ky artikull hap rrugen per te tjere te rinj shqiptare qe me historite e tyre frymezuese do kene dritaren e tyre ( sipas disa kritereve perzgjedhjeje nga Stafi Editorial i Forbes dhe @revistaclass_ ).”, përfundon postimi i moderatores.

U ngazëllyem për hir të së vërtetës, që një figurë shqiptare arrin të jetë pjesë e një reviste ndërkombëtare prestigjoze. Hyjmë të lexojmë artikullin, i cili kishte një titull të stilit ‘Si Alketa nuk ka’ (The Triple Crown: Queen of TV, Digital Media, and Business Ventures- Kurora e tre-fishtë: Mbretëreshë e TV, Medias Digjitale dhe Biznesit sh.r).

Kur rrekemi të shohim gazetarin/en që ka bërë artikullin, lexojmë ‘Forbes Staff’ (Stafi i Forbes). Fatmirësisht, në fund të shkrimit, kishte një sqarim mbi ‘Forbes Staff’, ku tekstualisht shkruhej: ‘Stafi i Forbes është një anëtar i nderuar i ekipit prestigjioz të Forbes Angli, i përkushtuar për të ofruar përmbajtje të jashtëzakonshme dhe gazetari të thellë. Me një njohuri të gjerë të peizazhit të biznesit lokal dhe një angazhim të palëkundur për të zbuluar histori magjepsëse, Stafi i Forbes shfaq ekspertizën e tyre në fushën e raportimit të biznesit. Si një kontribues i respektuar dhe i dashur për Forbes Angli, ata u ofrojnë lexuesve perspektiva të paçmueshme mbi ekosistemin e gjallë dhe dinamik të biznesit të Anglisë’.

Kjo e bëri edhe më të qartë panoramën se Alketa ka paguar (e mesa duket nga titulli, jo pak) për të qenë pjesë e Forbes Uk. Gjithsesi, nuk ia ‘hamë hakun’, që është një grua biznesi që nuk ‘ia ha qeni shkopin’. /Pamfleti

Alketa Vejsiu paguan për të dalë tek Forbes UK, revista ia

alketa vejsiu forbes uk

Lini një Përgjigje