TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 4 Prill 2026, 11:14

Arbër Hajdari flet për raportet me opinionistet në BBV, zbulon emrin e preferuar 

Shkruar nga Pamfleti
Arbër Hajdari flet për raportet me opinionistet në BBV, zbulon
Arbër Hajdari

Arbër Hajdari ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka folur ndër të tjera edhe për eksperiencën e tij si opinionist në “Big Brother VIP Albania”.

Gjatë intervistës, ai është ndalur te dinamika e bashkëpunimit me opinionistet ndër vite, duke u përballur me një pyetje direkte: kë do të zgjidhte mes kolegeve që ka pasur në krah përgjatë edicioneve të ndryshme të spektaklit.

Pa hezitim, Hajdari ka veçuar Monika Kryemadhin, duke dhënë edhe arsyet që e çojnë drejt kësaj zgjedhjeje. Sipas tij, një nga cilësitë më të spikatura të Kryemadhit është natyra e saj e drejtpërdrejtë dhe mungesa e kompleksit në shprehjen e mendimeve.

“Monikën e zgjedh sepse nuk ka komplekse dhe thotë gjithmonë atë që mendon. Nuk kemi pasur debate që kanë zgjatur”, është shprehur ai, duke lënë të kuptohet se bashkëpunimi mes tyre ka qenë i qetë dhe pa përplasje të forta.

Deklarata e tij vjen në një moment kur “Big Brother VIP Albania” vijon të jetë një nga formatet më të ndjekura në vend, ndërsa roli i opinionistëve shpesh bëhet pjesë e diskutimeve dhe komenteve në rrjetet sociale.

Rikujtojmë që në Prime-n e së martës, do të zgjidhet finalistja e parë e këtij edicioni, mes Selin dhe Brikenës!

1 Komente

  1. N
    Njeriu qe do te do te miren

    Dukesh fjale me mend, por me zgjedhjen qe bere per ate hajduten dhe cizmen, e sigurte qe ja ule vlerat vetes, ben mire te pendohesh dhe prononcohesh, thjesht se ajo si njeri eshte negativ ne cdo sens.

    Lini një Përgjigje