
Eni Çobani do të jetë pjesë e “Këngës Magjike”? Epo mjë ngatërresë e vogël në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan krijoi një situatë shumë gazmore në puntatën e djeshme.
Teksa moderatori Ardit Gjebrea iu afrua tavolinës së avokates Eni Çobani për të njoftuar publicitetin, moderatori vuri re se në duar mbante skaletën e “Këngës Magjike”.
Ai u shpreh i habitur, por ishte përgjigjja e ndërmjetëses ajo që na bëri të dyshojmë se mund të ketë një surprizë.
Ardit Gjebrea: Nuk e di pse erdha me “Këngën Magjike” tek ty?
Eni Çobani: Ah! Si duket…nuk dua ta them publikisht por…
Ardit Gjebrea: Shenjë kjo!
Eni Çobani: Kam dashur gjithmonë pak pjesë te “Kënga Magjike”.
Lini një Përgjigje