TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle12 Maj 2023, 09:30

Arrestohet aktorja e njohur e Hollivudit, kjo nuk është hera e parë

Shkruar nga Pamfleti

Arrestohet aktorja e njohur e Hollivudit, kjo nuk është hera e

Aktorja e njohur Susan Sarandon është arrestuar, pasi po protestonte në Nju-Jork në mbështetje të rritjes së pagës minimale për punonjësit e restoranteve. Ligjvënësit amerikanë kanë vendosur që të rrisin pagën minimale në 17 dollarë në orë për punonjësit e restoranteve, por kanë përjashtuar nga kjo rritje kamarierët që marrin bakshishe.

76-vjeçarja u ndalua, iu kërkua që të paraqitej kur gjykata ta thërriste dhe më pas u la e lirë. Kjo nuk është hera e parë që Susan Sarandon arrestohet në protesta. Në qershor të vitit 2018, asaj iu vunë prangat për pjesëmarrjen në një protestë mbi të drejtat e grave.

E lindur në vitin 1946, ajo ia ka kushtuar jetën filmave, duke luftuar për kauza që i konsideron të drejta dhe për familjen e saj. Susan Abigail Sarandon është jo vetëm një nga fytyrat më të njohura në Hollyëood, por edhe në ngjarjet që lidhen me endometriozën, një sëmundje për të cilën ajo e mësoi vonë në jetë, por mundi ta kapërcejë me bindjen e saj.

Susan Sarandon, pavarësisht shumë faktorëve biologjikë dhe kulturorë, arriti të ndërtojë familjen e saj.

Arrestohet aktorja e njohur e Hollivudit, kjo nuk është hera e

susan sarandon arrestim

Lini një Përgjigje