
Gazetari Drini Zeqo i cili u largua nga “Big Brother VIP”, ka sqaruar për herë të parë arsyen se përse ai hoqi dorë nga eksperienca në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Zeqo ka konfirmuar se ai u largua për shkak të një problemi shëndetësorë të një prej familjarëve të tij.
Ai shtoi se për të familja është gjëa më e rëndësishme, prandaj vendosi të lërë shtëpinë e “BBV”, teksa nuk la pa falenderuar fansat që e kanë mbështetur.
“Në jetë ka shumë gara por asnjë nuk është më e rëndësishme se sa shëndeti i familjarëve. Duke qenë se familja është gjëja më e rëndësishme për mua vendosa ta ndërpres rrugëtimin tim në “Big Brother VIP”. Të gjithë jemi mirë, faleminderit për interesin dhe kujdesin e treguar. Shihemi së shpejti!”, shkruan Drini.

Lini një Përgjigje