TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 2 Dhjetor 2025, 13:40

Balenciaga nxjerr në treg ‘shëmtinë’ e radhës” çanta si qese mbeturinash kushton afërsisht 1800 dollarë

Shkruar nga Pamfleti

Balenciaga nxjerr në treg ‘shëmtinë’ e

Nga rroba të grisura, tek fundet-peshqirë dhe tani Balenciaga nxjerr ‘shëmtinë e radhës’. Çanta në formën e qeses së plehrave është ‘krijimi’ i ri i shtëpisë së modës, e cila ka vite që do të habisë me gjëra aspak të bukura dhe të përditshme.

“Trash Pouch” (Qesja e plehrave) ishte artikulli që erdhi nën drejtimin e Demna Gvasalia, i cili ia ka dalë përherë të jetë kryefjalë e diskutimeve të modës, me çdo prekje për “brand”-et që kuron.

Fenomeni i shumë diskutimeve, preku pasarelat e modës me koleksionin Fall/Winter 2022. 

Në ndryshim nga qesja e zakonshme e mbeturinave, të paktën kjo e Balenciaga është bërë nga lëkura e viçit (calfskin leather) që i jep shkëlqimin në dukje dhe ndjesinë luksoze në prekje. Çanta vjen në ngjyrën e zezë, të verdhë, të bardhë e blu, si edhe dizajni mundëson ngushtimin në krye të saj për tu mbajtur në krah apo për t’u hedhur shkujdesur në sup. 

Çmimi i lançimit “vetëm” 1,790 dollarë, solli reagime të shumta nga kritikët si edhe njerëzit e thjeshtë, ku ata që e shihnin si një absurditet apo objekt për ironi kryesonin.

E ndonëse e gjykuar në masë, rezulton se disa kanë parë tek ajo diçka më tepër se një qese mbeturinash, duke e bërë të shitet shpejt e të shërbejë si një “hype-piece” për markën. 

‘Trash Bag’ bën pjesë në atë që njihet si “trash couture”, e cila sfidon konceptet tradicionale të modës.

Ç’mendim keni ju për këto absurditete të markës, nën cilësimin “fashion”? 

Balenciaga nxjerr në treg ‘shëmtinë’ e

qese mbeturinash

Lini një Përgjigje