
Bledi, Dea, Kristi dhe Qetsori janë ‘burgosur’ që prej mbrëmjes së Prime-it, veprim ky i pasuar nga zgjedhja e Efit për Kutinë e Pandorës.
Dita e tyre e parë është shoqëruar me komente si nga banorët brenda edhe nga ata jashtë burgut. Por vetëm 24 orë pas futjes në izolim, banorët e burgosur janë përpjekur të krijojnë kontakt me pjesën tjetër të shtëpisë.
Vëllai i Madh u dha një mundësi banorëve për të rikuperuar paratë e humbura nga çmimi i madh.
Ata janë vendosur përballë një sfide, ku me shumicë votash, dy prej tyre do të shkojnë në burg e t’i bashkohen katër të burgosurve, me afat të pa caktuar deri në një njoftim të dytë.
Nëse banorët pranojnë, çmimit të madh do t’i shtohen dhjetë mijë euro, e nëse jo do humbasin dhjetë mijë euro të tjera.
Vëllai i Madh u dha një mundësi banorëve për të rikuperuar paratë e humbura nga çmimi i madh. Ata janë vendosur përballë një sfide, ku me shumicë votash dy prej tyre do të shkojnë në burg e ti bashkohen katër të burgosurve, me afat të pa caktuar deri në një njoftim të dytë.
E nëse ata do të dëshirojnë t’i shtojnë njëzet mijë euro çmimit të madh, duhet të shkëmbehen katër prej tyre me katër të burgosurit dhe banorët e morën si vendim.
Lini një Përgjigje