TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle18 Tetor 2023, 09:59

‘Bihter dhe Behlul’ sërish bashkë, çifti i famshëm i aktorëve tani në një film të Netflix

Shkruar nga Pamfleti

‘Bihter dhe Behlul’ sërish bashkë, çifti i

Ka filluar ‘numërimi mbrapsht’ për filmin që të gjithë e prisnin me padurim prej kohësh: rikthimin e një çifti që shumë fansa mezi e kanë pritur. ‘Bihter’ dhe ‘Behlul’ kanë mbaruar xhirimet e filmit “Thirrja e fundit për Stamboll” dhe tashmë edhe data është publikuar.

“Netflix” ka bërë publike datën e publikimit të filmit “Thirrja e fundit për Stambollin“, i cili mezi është pritur nga fansat e Kivanç Tatlitug dhe Beren Saat.

“Thirrja e fundit për Stamboll” do të prezantohet njëkohësisht në mbarë botën më 24 nëntor, vetëm në “Netflix”.

Filmi, i cili ribashkon dyshen e dashur të publikut, shumë vite pas serialit të jashtëzakonshëm “Dashuri e ndaluar”, është drejtuar nga Gonenç Uyanik, ndërsa skenarist ka Nuran Evren.

I konsideruar si “një histori për New York-un, dashurinë dhe shanset e dyta”, filmi tregon historinë e Serin dhe Mehmetit, të cilët takohen rastësisht në aeroport gjatë rrugës nga Stambolli në New York.

 

bihter behlul netflix

Lini një Përgjigje