
Mes ironisë dhe së vërtetës, Binjakët janë në vend të parë si shenja zodiakale që tërheq më shumë antipatinë online. Faji? Sipas analizës së miliona postimeve dhe bisedave sociale, shkaku është ‘dy-fytyrësia’ e tyre.
Janë gjeni…, por edhe të pavendosur
Të lindurit nën këtë shenjë janë të njohur për inteligjencën e lartë, karizmën dhe artikulimin e lartë. Por kjo është e keqja: dinë të joshin, të manipulojnë dhe më pas…të zhduken. Kush i njeh mirë, e di: mund të të thonë diçka në mëngjes dhe ta mohojnë në darkë dhe shpesh, as që e vënë re që e bëjnë diçka të tillë.
Jo koherentë, apo thjesht të komplikuar?
Një ditë të admirojnë, ditën tjetër të injorojnë. Disa i quajnë të paqëndrueshëm, të tjerë thjesht ‘të paparashikueshëm’. Por e vërteta është se, për shumë njerëz, të kesh një Binjak pranë është si të jetosh një shfaqje reality emotive: asnjëherë të mërzitshëm, shpesh magjepsës.
Ja si mbrohen Binjakët
Kush është Binjakët, ka tendencë të thotë: “Ne jemi më të thellë se kaq, kemi shumë dritë hije”.
Kjo në fakt është e vërtetë! Jo të gjithë arrijnë t’i kuptojnë Binjakët. Por ndërkohë, mes akuzave për falsitet, pavendosmëri dhe sarkazëm therëse, të lindurit mes majit dhe qershorit kanë fituar famën si ‘shenja më e urryer e zodiakut’. /Përshtati Pamfleti
Lini një Përgjigje