Blero dhe partnerja e tij aktuale, Eronita, janë në prag të një ndryshimi të madh në jetën e tyre.
Lajmi është bërë publik përmes një postimi simbolik në rrjetet sociale, ku çifti ka zgjedhur një mënyrë të thjeshtë, por mjaft domethënëse për ta ndarë me ndjekësit, një imazh që flet vetë dhe një mesazh i shkurtër që ka prekur menjëherë publikun.
Kjo periudhë duket se i gjen të dy në harmoni të plotë, ndërsa pritja e një fëmije shton edhe më shumë emocionet në këtë kapitull të ri.
Për Eronitën, ky është një fillim i ri në rolin e nënës, ndërsa për Bleron, një përvojë që e rikthen sërish në këtë dimension të rëndësishëm të jetës familjare.
Çifti ka publikuar një palë atlete bebushësh dhe jep të kuptohet se do jetë një djalë. Kujtojmë se Blero është baba tashmë i një vajze, nga një martesë e mëhershme.

Lini një Përgjigje