TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Korrik 2024, 10:46

Celine Dion ‘ndez’ kullën Eiffel me performancën në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike

Shkruar nga Pamfleti

Celine Dion ‘ndez’ kullën Eiffel me performancën në

Celine Dion është rikthyer në skenë për herë të pare, që pasi zbuloi se vuan nga një gjendje e rëndë shëndetësore, duke performuar në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Paris. Superylli kanadez ishte përfolur se do të këndonte një duet me Lady Gaga-n, por ajo u ngjit e vetme në Kullën Eiffel për të kënduar për mijëra spektatorë.

Ishte performanca e parë live e Celine Dion në katër vjet dhe erdhi një vit e gjysmë pasi zbuloi se vuante nga sindroma e ngurtësimit të muskujve (SPS). SPS është një çrregullim i rrallë neurologjik që shkakton spazëm të muskujve dhe mund të jetë dobësues. Ajo ndikoi gjithashtu në zërin e saj të veçantë dhe të fuqishëm. 56-vjeçarja, shoqërohej nga një pianiste në nivelin e parë të Kullës Eifel, poshtë unazave gjigante olimpike të ndriçuara.

Nisur nga video e fundit e Celine Dion, këngëtarja shfaqej shumë e sëurë dhe nga dhimbjet lëshonte klithma. Por nuk do ishte çudi që ajo të ishte një formë promovimi për rikthimin në skenë të këngëtares së famshme.

celine dion performanca lojerat olimpike 2024

Lini një Përgjigje