TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle22 Korrik 2025, 11:53

Ceo i ri i ‘Astronomer’ kthen skandalin në favor të kompanisë: Tani njihemi në çdo shtëpi

Shkruar nga Pamfleti

Ceo i ri i ‘Astronomer’ kthen skandalin në favor të

Pas dorëheqjes së CEO-së Andy Byron, i kapur nga “kiss cam” duke u përqafuar me shefen e HR-it, Kristin Cabot, në një koncert të Coldplay, drejtimin e kompanisë “Astronomer” e mori Pete DeJoy.

Në një deklaratë në LinkedIn, DeJoy pranoi efektin e papritur që skandali i quajtur tashmë “ColdplayGate” pati mbi kompaninë:

“Kjo vëmendje ka qenë e pazakontë dhe surreale për ekipin tonë. Nuk do kisha dashur të ndodhte kështu, por tashmë Astronomer është një emër i njohur në çdo shtëpi.”

Ai theksoi qëndrueshmërinë e ekipit dhe përkushtimin për të bërë gjërat “në mënyrën e duhur”, duke siguruar klientët se kompania nuk do t’i zhgënjejë.

Ndërkohë, momenti viral ku Byron dhe Cabot u tërhoqën menjëherë sapo u panë në ekranin gjigand, është kthyer në meme të pafundme dhe madje është imituar edhe nga të famshëm.
Chris Martin, vokalisti i Coldplay, ka bërë shaka me rastin në një koncert tjetër, ndërsa profili LinkedIn i të përfshirëve është fshirë që prej asaj nate.

coldplay gate ceo i ri reklame

Lini një Përgjigje