TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 5 Qershor 2026, 15:09

Dasma e Dua Lipa në Siçili i kalon 1 milion eurot, sa do të kushtojë eventi luksoz; detajet

Shkruar nga Pamfleti
Dasma e Dua Lipa në Siçili i kalon 1 milion eurot, sa do të
Dasma e Dua Lipa në Siçili i kalon 1 milion eurot, sa do të kushtojë eventi luksoz; detajet

Këngëtarja e famshme shqiptare Dua Lipa dhe aktori Callum Turner kanë nisur sot një tjetër ceremoni martesore, vetëm pak ditë pasi kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni intime në Londër.

Çifti u martua më 31 maj në Old Marylebone Town Hall, në një ceremoni private ku morën pjesë vetëm familjarë dhe miq të ngushtë.

Pas kësaj ngjarjeje, ata janë parë në Palermo të Italisë, ku kanë nisur përgatitjet për një festë madhështore që do të zgjasë tre ditë dhe do të mbledhë rreth 200 të ftuar nga bota e muzikës dhe showbiz-it ndërkombëtar.

Pamjet e publikuara i tregojnë Dua Lipën dhe Callum Turner duke shëtitur në Palermo në një atmosferë të qetë, ndërsa më vonë janë fotografuar edhe me veshje sportive gjatë organizimeve të eventit.

Sipas raportimeve, për ceremoninë kryesore Dua Lipa do të veshë një fustan të dizajnuar nga Donatella Versace, ndërsa organizimi i gjithë dasmës vlerësohet të arrijë shifra rreth 1.75 milionë euro. Vetëm akomodimi luksoz ku po qëndron çifti kushton rreth 7 mijë euro për natë.

Avioni privat i çiftit ka mbërritur në Sicili të mërkurën në mbrëmje, ndërsa në ditët në vijim pritet ardhja e të ftuarve VIP nga vende të ndryshme të botës.

Festimet do të zhvillohen në disa prej lokacioneve më prestigjioze të Palermos dhe Bagherias, përfshirë një pritje kokteji në Galleria d’Arte Moderna Palermo dhe një event në Villa Valguarnera, një vilë historike e shekullit të 17-të e njohur edhe nga seriali “The White Lotus”.

Për organizimin janë angazhuar masa të rrepta sigurie, përfshirë mbi 50 truproja, zona të ndaluara për dronë dhe marrëveshje konfidencialiteti për të gjithë stafin e përfshirë.

Dasma e çiftit konsiderohet nga mediat britanike si një nga eventet më të mëdha të vitit në botën e showbiz-it, duke e kthyer Sicilinë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare dhe një promovim të rëndësishëm turistik për rajonin.

dua lipa sicili dasma kosto

Lini një Përgjigje