
Me akuza të forta Fjolla Morina është shprehur dje në Instagramin e saj për ish-bashkëshortin Fisnik Syla. Pas videos 30 min, ku përmenden emra dhe këngëtarja shprehet se është kërcënuar me jetë, ajo ka nxjerrë edhe disa mesazhe të Fisnik Sylës ku ai pranon se arma ka qenë e tij. Fjolla Morina nuk ka kursyer edhe shoqen e saj Shkënda Dubovën, duke e akuzuar se qendrat e dobësimit i ka ngritur para 2-3 vitesh, duke pastruar para të pista.
‘Le të hyjë shteti e të shohë a kam ndonjë gjë nga Fisnik Syla. Ato rroba e çanta që më ka blerë do ia hedh në mes të Prokurorisë se për mua nuk janë asgjë. Ata që kanë përfituar: Shkënda Dubova, pastrim parash, që ka bërë qendrat e dobësimit para dy-tre vitesh. Ta keni me dije që këto janë kamuflazhe se nuk fitohet ashtu siç mendoni. Ka përfitu nga njerëzit atje, por tani po dalin të gjitha. Kanë dash me u krrujt me Fjollën, por tani do them vetëm të vërtetat, le të vijnë e të më vrasin, por fëmija im do shpëtojë. Më mirë të jetoj 10 ditë si luan se 100 ditë si dele, nuk do rri 100 ditë si dele. Unë keq u kam bërë vetëm kriminelëve, që janë hequr si komandantë, por nuk kanë qenë në fakt. Kjo është një lojë e pistë. Sot, 3 muaj kam përjetuar tortura, i kam humbur disa kile. Kam fakte, por nuk kam ku mbështetem dhe nuk kam besim tek asnjë televizion, asnjë vend, as tek Ambasada Amerikane në Kosovë’, thotë Fjolla në videon që po bën xhiron e rrjetit. /Pamfleti
Lini një Përgjigje