
14 shkurti njihet si Dita e të Dashuruarve ku përveç dashurisë këtë ditë e bëjnë të veçantë edhe dhuratat që partnerët shkëmbejnë me njëri-tjetrin.
Lulet, bizhuteritë e ndryshme, çokollatat, kartolinat janë disa nga dhuratat që çiftet pëlqejnë që t’i dhurojnë të dashurve të tyre me rastin e 14 shkurtit.
Dita e të Dashuruarve apo që njihet ndryshe si Shën Valentini ka marrë emrin nga një shenjtor i famshëm, por ka shumë histori sa i përket asaj se kush ishte ai. Kryesisht besohet se Shën Valentini ishte një prift nga Roma gjatë shekullit të tretë.
Perandori Klaudius II atëkohë e kishte ndaluar martesën sepse mendonte se meshkujt e martuar janë ushtarë të dobët. Por Valentini besonte se ai rregull ishte i padrejtë dhe theu rregullat duke i martuar çiftet fshehtazi.
Kur Klaudiusi e kuptoi, ai burgosi Valentinin dhe e dënoi me burg të përjetshëm. Në burg, Valentini ra në dashuri me vajzën e rojtarit të burgut dhe kur u dërgua për t’u pushkatuar me 14 shkurt, i dërgoi asaj një letër me nënshkrimin “nga Valentini yt”!
Si lindi Dita e Shën Valentinit?
Dita e Shën Valentinit është traditë mjaft e vjetër, dhe besohet se ka origjinën nga një festival romak.
Romakët e kishin pasur një festival të quajtur Lupercalia në mes të muajit shkurt – në fillim të pranverës. Besohet se si pjesë e kremtimeve të ndryshme, djemtë kishin tërhequr emra të vajzave nga një kuti. Pastaj me vajzën të cilës ia kishin tërhequr emrin nga kutia ishin sjellë si çift gjatë festivalit dhe ndonjëherë edhe kishin përfunduar me martesë.
Më vonë, kisha vendosi ta shndërronte këtë festival në festë krishtere dhe vendosi ta përdorte edhe për ta rikujtuar Shën Valentinin.
Lini një Përgjigje