Showbiz25 Shkurt 2023, 14:26

Do të futet apo jo në shtëpinë e “Big Brother”? Flet për herë të parë aktori Elvis Pupa

Shkruar nga Pamfleti

Do të futet apo jo në shtëpinë e “Big Brother”?

Aktori Elvis Pupa ka reaguar për herë të parë mbi zërat se ai do të futet sot në shtëpinë e “Big Brother”.

Ditët fundit kanë qarkulluar zëra se ai do bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme vend, por në një reagim në rrjetet sociale ai shprehet se ndodhet në Australi.

Në videon e publikuar, Pupa luan me dy porta. Nga njëra anë shprehet se ai është në Australi dhe ç’punë ka të futet në BBV, por nga ana tjetër ai jep dhe “arsyet”. Më poshtë mund të ndiqni reagimin e tij.

“Do thoni ju, ça do mor Vis Pupa, duke qenë në mes të plazhit, në mes të verës në Australi, pse do me u fut në Big Brother? Po ngaqë prishi koha thashë, plus a e shifni ju sa qetësi është këtu! A rri robi pa içik dallavere?! Nuk rri pra.

Arsyeja tjetër që po futem në Big Brother, është se shoqëria shqiptare ka mjaft dramë në jetën e përditshme, negativitet, luftë për mbijetesë. Tani na u gjend dhe kjo lufta në Ukrainë", shprehet ai. Por që duket se është ironike. 

pupa big brother