
Në spektaklin e fundit të “Big Brother VIP Kosova,” Mevlani përjetoi një nga momentet më emocionuese të qëndrimit të tij në shtëpi, kur e dashura e tij hyri papritur për ta surprizuar dhe i dha lajmin e gëzueshëm se është në pritje të një fëmije. Megjithatë, kjo surprizë e bukur nuk kaloi pa jehonë jashtë shtëpisë. Ish e dashura e Mevlanit, Livia pretendonte se ai i kishte shkruar natën para hyrjes në shtëpi, duke i shprehur dashurinë e tij.
Gjatë spektaklit të mbrëmshëm, këto pamje iu shfaqën Mevlanit në dhomën e rrëfimit, ku ai pati mundësinë të japë shpjegimin e tij. Mevlani pranoi se e kishte pritur këtë reagim dhe shfrytëzoi rastin për të sqaruar ngjarjen nga këndvështrimi i tij.
Pasi pa klipin, Mevlani reagoi me tone të ashpra, duke e quajtur Livian “mashtruese”. Ai theksoi se gjithçka që ajo ka thënë është një përpjekje për të manipuluar publikun dhe për të dëmtuar imazhin e tij në një moment kaq të rëndësishëm të jetës së tij.
“E kam pritur këtë gjë. Ne me Orin kemi nga marsi apo prilli që kemi nisur të njihemi, ajo ka nisur të bëjë kalkulimet, duke menduar se teksa kam qenë me të, kam pasur një tjetër. Njohja me Orin ka nisur 3 ose 4 muaj pas ndarjes sime. Komunikime kemi pasur për arsye të ndryshme. Ajo ka bërë gabim, e di vetë ajo, pasi jemi ndarë pas një kohe të vogël ka rinisur një lidhje, nuk i ka ecur, e tentoi sërish tek unë.
E kam takuar është e vërtetë, ajo ka pasur disa gjëra të miat, që i kam harruar te shtëpia e saj në Itali. Ajo është mashtruese, i trillon gjërat. Nuk kam reaguar asnjëherë” u shpreh Mevlani.
Nga ana tjetër, e dashura e Mevlanit reagoi me një mesazh të sinqertë dhe mbështetës, duke e inkurajuar atë që të vazhdojë rrugëtimin e tij në lojë dhe të mos shqetësohet për situatat jashtë shtëpisë.
“Mirëmbrëma të gjithëve, mirëmbrëma Mevlan. Këtë videomesazh e kam për ty, por sigurisht edhe për të gjithë publikun. Në radhë të parë dua të të them që jam shumë mirë. Sigurisht që kushdo që të ishte në këtë situatë, do të prekej, por unë kam besim të plotë tek ty, gjithashtu kam mbështetjen e familjarëve tanë dhe miqve të tu, po ashtu. Për disa njerëz më me rëndësi është fama, për disa është familja, por ti e ke treguar mirësinë e shpirtit tënd. Tani më e rëndësishme për ne të dy është ardhja në jetë e fëmijës tonë. Në radhë të dytë unë i besoj njeriut tim të zemrës dhe dua që ti të mos shqetësohesh për mua dhe të gjithë situatën e krijuar këtu jashtë dhe të vazhdosh rrugëtimin tënd në Big Brother VIP. Për sa i përket videos që po qarkulloj në rrjete sociale, kam vetëm diçka për të thënë: koha është gjykatësi më i mirë i gjërave,faleminderit dhe të dua shumë”.
Lini një Përgjigje