Showbiz25 Shkurt 2024, 10:23

E pyesin pse ia hodhi rrobat në ujë, Sara Gjordeni: Ilnisa i fut hundët gjithandej

Shkruar nga Pamfleti

E pyesin pse ia hodhi rrobat në ujë, Sara Gjordeni: Ilnisa i fut

Gjatë Prime-it të mbrëmshëm u diskutua rreth situatës më të komentuar të këtyre ditëve, ku Sara i hodhi Ilnisës rrobat në ujë gjatë kohës që ajo ishte e dënuar. Ky veprim është marrë me të qeshura edhe tek banorët e tjerë, ku disa prej tyre filluan të bënin shaka edhe në lidhje me aromën e rrobave. Ledioni e pyet Sarën se përse zgjodhi ta bënte atë veprim:

Ledion: Pse vendose që të prekësh sendet personale të dikujt?

Sara: Gjatë lojës që ne kishim, pyetja ishte cili nga çiftet ka më shumë gjasa të bëjë seks dhe përgjigja e Ilnisës ishte: ka më shumë gjasa Sara, e cila është një vajzë e hedhur që nuk kontrollon dot temperamentin e saj. Mbas kësaj përgjigjeje u ndjeva e ofenduar. Ti duhet të më njohësh në një pikë të thellë që të thuash një gjë të tillë. Mua më ndjek familja ime dhe e Bardhit. Mënyra se si u tha ishte shumë e gabuar.

Ilnisa: Më ktheve dhe Bardhin kundra për hir të lojës dhe mënyrës së komunikimit që ti ke.

Sara: Veprimi im ishte më shumë për ta nxehur për lojë. Nuk është e drejtë por mesazhi është shumë i qartë. Rrobat thjesht po futen në ujë. Kemi një Ilnisa që i ka futur hundët gjithandej.

Ori: Jam shumë e lumtur që s’e dhatë klipin se në këtë BB ishte një ndër gjërat më të shëmtuara që kam parë. Për mua ishte një vijë e kuqe jonjerëzore që nuk justifikohet për çfarë ka bërë tjetri në atë shtëpi.

Arbër: Nuk duhet të prekim gjërat personale, diskutimi merr vlerë kur i përgjigjesh me fjalë, me argumenta. Sendet personale nuk janë pjesë e lojës.

sara gjordeni rrobat ne uje