
Kantautori Elton Deda ka zgjedhur të prezantojë djalin e tij me publikun në ditën e tij të lindjes.
Fjordi, i cili jeton në Amerikë me mamanë, Jola Mani (e bija e Pirro dhe Pavlina Manit), këtë verë ndodhet në Shqipëri për pushime ku festoi edhe 18-vjetorin. Në këtë ditë të veçantë Eltoni ka bërë një urim po aq të veçantë:
“Kam dy djej. Njëri dhe më i rëndësishmi është ky! Djali im, shoku im. Sot ai ka ditëlindjen! 18 vjeç, nuk është shaka. Të dua shumë miku im. Bëhu i fortë në këtë botë të pisët! Jola, faleminderit për gjithçka, që kujdesesh në çdo detaj për produktin tonë, të jetë sa më i mirë dhe i shëndetshëm. Happy Birthday Plako!”, shkruan Elton Deda.

Lini një Përgjigje