TAGS-AT E JAVËS

Showbiz23 Shtator 2025, 10:16

Evi Reçi rikthehet në Shqipëri: Mbrëmjet pa Kledin janë të vështira

Shkruar nga Pamfleti

Evi Reçi rikthehet në Shqipëri: Mbrëmjet pa Kledin

Evi Reçi kishte marrë një pauzë dy-vjeçare nga ekrani, për t’iu përkushtuar rolit të saj si nënë. Pasditen që lamë pas, këngëtarja ishte e ftuar tek Bieta Sulo dhe në hyrje të intervistës, me batutë, ajo përshkroi takimin si një ‘përballje mes kolegesh dhe rivalesh’.

Gjatë intervistës, këngëtarja dhe moderatorja foli hapur për përvojën e saj si nënë dhe marrëdhënien në distancë me partnerin, Kledin. “Jam e fortë, por mbrëmjet pa Kledin janë të vështira,” rrëfeu ajo, duke treguar sfidat që sjell distanca në një marrëdhënie dhe rolin e saj si prind.

Reçi theksoi gjithashtu se të qenurit prind e ka bërë të rishikojë prioritetet dhe mënyrën se si duhet të rritet një djalë sot, duke u fokusuar në edukimin dhe vlerat që dëshiron t’i transmetojë.

Për më tepër, Evi u surprizua gjatë emisionit me një videomesazh nga bashkëshorti i saj, Kledi, i cili ndodhej në Austri. “Për mua je nëna dhe gruaja ideale,” u shpreh ai.

evi reci rikthimi

Lini një Përgjigje