TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle15 Qershor 2023, 11:08

Fillim i vështirë për Xhesika Berberin: Çdo ditë zgjohesha në tokë, por nuk më interesonte sepse isha në Nju Jork

Shkruar nga Pamfleti

Fillim i vështirë për Xhesika Berberin: Çdo ditë

Modelja Xhesika Berberi ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up”, ku ndër të tjera ka folur edhe për jetën e saj në Amerikë.

“Ëndrra Amerikane” synohet prej shumicës së njerëzve, por fillimet s’janë gjithmonë të lehta. As për Xhesikën s’kanë qenë të tilla.

Modelja ka treguar se fillimisht jetonte në apartamentin e një shoqeje fotografe dhe flinte mbi një dyshek të fryrë me ajër.

Mirëpo, një ditë shoqja e saj po bënte “cat-sitting”, pra po kujdesej për macen e një komshieje, e cila me thonjtë e saj çau dyshekun ku flinte Xhesika.

“Çdo ditë flija me ajër dhe çohesha në tokë! Prapë nuk më interesonte, unë isha në New York. Nuk e bëja dramatike situatën”- ka treguar ajo.

Më vonë, Xhesika arriti t’ia dilte vetë duke punuar e duke siguruar një jetesë më të mirë.

xhesika berberi fillim nju jork

Lini një Përgjigje