TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle30 Dhjetor 2023, 09:47

Fitoi mbi 9 milionë euro në llotari, ish i burgosuri: Tani mund të përballoj edhe tre gra

Shkruar nga Pamfleti

Fitoi mbi 9 milionë euro në llotari, ish i burgosuri: Tani mund

Kursat Yildirim, fituesi i lotarisë gjermane që u bë i njohur me shpenzimet e tij në makina sportive apo shtëpi luksi menjëherë pas kapjes së ‘xhekpotit’, ka dalë sërish në faqet e para të mediave pasi mburrej se “mund të përballojë të ketë dy gra”.

Ish i burgosuri Kursat Yildirim u bë një milioner më 24 shtator 2022 kur fitoi rreth 9 milionë euro, çka i lejoi të shpenzonte në makina sportive dhe sende luksi për të dashurën e tij të re Candice Newgas. Tashmë ai çuditërisht mburret se mund të përballojë dhe një grua të dytë, ose dhe të tretë.

Deklarata e tij e çuditshme i ka shkaktuar probleme me fansat, disa prej të cilëve e quanin 43-vjeçarin “të neveritshëm” kur ai tregonte të dashurën Candice që fliste me një vajzë brune.

Duke kthyer kamerën sa nga dy gratë e sa nga vetja, Kursat thotë: “Tani që jam një milioner dhe kam €10milionë, mund të përballoj dhe dy gra, një arabe e një gjermane, por ndoshta do të porosis dhe një tretë”.

Por ndjekësit e tij të shumtë në rrjetet sociale nuk u impresionuan nga mburrjet duke theksuar se kjo ishte ‘e pandershme’, edhe pse ai është musliman me origjinë.

Një nga komentuesit mbronte fituesin e llotarisë duke shkruar: “Për të gjithë ata që shajnë, Kurani lejon një musliman të martohet deri me 4 gra, për sa kohë që mund të kujdeset për to dhe t’i trajtojë me drejtësi”.

Por lidhja fetare nuk i qetësoi kritikët teksa në disa komente dënohej ajo që quhej “sjellje shoviniste” e fituesit të llotarisë.

“Në fillim ti më pëlqeje por tani po bëhesh shumë i shpifur”, shkruante një komentues.

Video e fundit duket se është regjistruar në një hotel në Dubai ku Kursat e Candice raportohet se po kalojnë ndërrimin e viteve

kursat yildirim lotari gjermane

Lini një Përgjigje