TAGS-AT E JAVËS

Showbiz24 Mars 2026, 14:48

Fjolla Morina flet për herë të parë për periudhën ‘e errët’ të jetës: Nuk doja të isha pjesë e skandaleve

Shkruar nga Pamfleti

Fjolla Morina flet për herë të parë për periudhën

Fjolla Morina pritet të vijë me një rrëfim të ndjerë dhe të sinqertë në një intervistë me Meriton Mjekiqin, ku do të hapë një kapitull të rëndësishëm të jetës së saj.

Në promon e publikuar së fundmi, artistja paralajmëron se do të ndalet te disa nga momentet më të vështira që ka përjetuar ndër vite, duke përfshirë periudhën në burg, përballjen me depresionin dhe sfida të tjera personale që kanë lënë gjurmë të thella në jetën e saj.

“Unë e kam pasur një fazë që e kam kaluar në një mënyrë më të rëndë, me disa gjëra jo të mira, ishte një depresion shumë i thellë”, shprehet ajo, duke lënë të kuptohet se intervista do të zbulojë detaje të panjohura më parë për publikun.

Fjolla thekson gjithashtu se, ndryshe nga perceptimi publik, ajo nuk ka synuar kurrë të jetë pjesë e skandaleve, por i konsideron ato si një periudhë të vështirë që e ka kaluar me shumë përpjekje.

“Kurrë nuk kam dashur të bëj skandale. Është një eksperiencë e keqe e imja të cilën unë e kam tejkaluar shumë rëndë”, shprehet këngëtarja.

Ngjarjet për të cilat ajo flet lidhen me një periudhë disa vite më parë, kur jeta e saj mori një kthesë të fortë, përfshirë edhe martesën me biznesmenin Fisnik Syla.

Përveç kësaj, ajo do të ndajë edhe përvojën e saj në Big Brother VIP Kosova 4, duke treguar më shumë për mënyrën se si e ka përjetuar këtë eksperiencë dhe ndikimin që ka pasur në jetën e saj.

Intervista pritet të sjellë një tjetër dimension të artistes, larg zhurmës së skenës dhe më pranë realitetit të saj personal.

fjolla morina depresion

Lini një Përgjigje