TAGS-AT E JAVËS

Showbiz24 Mars 2026, 13:52

“Kur isha unë i famshëm, të tjerët ruanin lopët”, Tan Kola: Rogertin e hoqën nga KESH se vidhte lekët e luante bixhoz

Shkruar nga Pamfleti
“Kur isha unë i famshëm, të tjerët ruanin
“Kur isha unë i famshëm, të tjerët ruanin lopët”, Tan Kola: Rogertin e hoqën nga KESH se vidhte lekët e luante bixhoz

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Artan Kola, ishte i ftuar këtë të hënë në emisionin Ftesë në 5, ku foli hapur për eksperiencën e tij pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Këngëtari nuk i kurseu akuzat ndaj disa prej ish-banorëve, duke zbuluar se ka refuzuar t’i takojë pas përfundimit të spektaklit. Mes tyre përmendi edhe Rogertin, për të cilin tha se e njeh prej kohësh jashtë formatit.

“Kur kam qenë unë i famshëm, të tjerët ruanin lopët. Rogerti për shembull punonte në KESH në Lezhë, merrte lekët e të gjithëve dhe luante bixhoz. Prandaj iku. Nuk i thashë këto brenda sepse nuk jam unë Rogerti. Për mua ajo lojë ka mbaruar,” u shpreh ai, duke shtuar se pas daljes është përgëzuar për qëndrimin e tij ndaj banorëve.

Artani ndau edhe një moment personal, duke treguar se eksperienca në reality show ka ndikuar ndjeshëm te bashkëshortja e tij.

“Gruan e gjeta të traumatizuar. ‘Big Brother’ ajo nga ana tjetër. I kisha thënë para se të futesha që mund të dalin edhe gjëra të pakëndshme…”, tregoi ai, duke përmendur edhe situata nga jeta e përditshme që mund të jenë keqinterpretuar.

Sipas Kolës, natyra e tij e drejtpërdrejtë ka qenë një nga arsyet kryesore që e penalizoi në lojë.

“E keqja ime është që jam shumë i drejtpërdrejtë dhe kjo më ka penalizuar gjithë jetën,” përfundoi ai.

Deklaratat e tij pritet të rikthejnë debatet mes ish-banorëve dhe të ndezin reagime në rrjetet sociale.

tan kola rogerti kesh vjedhje

Lini një Përgjigje