TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Prill 2023, 10:43

Gazetarja e sportit: Luizi ka mentalitet periferik, është provincial

Shkruar nga Pamfleti

Gazetarja e sportit: Luizi ka mentalitet periferik, është provincial

Në emisionin “Ftesë në 5” janë diskutuar disa nga ngjarjet më pikante nga spektakli i së martës në Big Brother Vip.

Debati Ef-Luiz ishte një prej momenteve kyç, gjatë të cilit Luizi i mëshoi mendimit se nuk do të donte që të kishte në familje një vajzë si Efi që vjen nga një program si “Përputhen”.

Gazetarja e sportit, Albana Bejko i quajti të tilla deklarata si të prapambetura, duke e cilësuar Luizin si një mashkull me mentalitet periferik.

 

“Ai është rritur në një rreth pak periferik, pak provincial. Dhe nuk flas për Shkodrën se e konsiderojmë ‘djep’ të kulturës, por komunitetin ku është rritur”, përfundoi ajo.

albana bejko luiz ejlli provincial

Lini një Përgjigje