TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 1 Qershor 2023, 10:25

Hiqej si shoqe me të, por tha se nuk meritonte finalen; Dea i kthen përgjigje Nitës

Shkruar nga Pamfleti

Hiqej si shoqe me të, por tha se nuk meritonte finalen; Dea i kthen

Nita Latifi ka shprehur disa rezerva për Dea Mishel në intervista të ndryshme edhe pse në ‘Big Brother VIP’ vajzat kanë qenë goxha të afërta.

Ajo ka deklaruar se Dea e ka merituar më pak finalen sepse loja e saj ishte bazuar në zonën e saj të komfortit dhe se kishte gënjyer për historinë që kishte treguar rreth batutës së saj lidhur me fëmijë jetimë.

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5” Dea Mishel ka folur për herë të parë për Nitën. E pyetur se kush nga banorët duket se ka ndryshuar si shkak i famës, ajo është shprehur Nita.

“Mendoj të paktën në raport me mua është Nita, pasi e kam parë që ka dhënë disa deklarata të pakuptimta lart e poshtë. Diçka që ajo mund të m’i thoshte edhe mua sepse ne flasim. Mund të më merrte në telefon, nuk kishte nevojë të fliste.”- është shprehur ish-banorja.

 

dea nita shoqe pergjigje

Lini një Përgjigje