TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle31 Maj 2023, 22:26

Cindy Marina poston foton intime me partnerin e saj Genar Topalli

Shkruar nga Pamfleti
Cindy Marina poston foton intime me partnerin e saj Genar Topalli
Cindy Marina dhe Genar Topalli

Modelja Cindy Marina nuk e fsheh më lidhjen me djalin e Jozefina Topallit, Genar Topalli.

Por sot, ndryshe nga herët e tjera ajo ka guxuar më shumë. Këtë herë ajo ka ndarë një moment shumë romantik të saj dhe Genarit duke u puthur.

Çifti ndodhet buzë detit, pranë një statuje gjigande duke rikrijuar versionin e tyre.

Cindy Marina poston foton intime me partnerin e saj Genar Topalli

Kujtojmë që e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, Cindy Marina tregoi se ata kanë patur prej kohësh lidhje familjare, por njohja e tyre ka qenë tërësisht miqësore, ku i ka bashkuar volejbolli, sporti që Cindy luan prej vitesh në mënyrë profesionale.

“Jemi njohur rastësisht, kemi patur lidhje familjare me njeri-tjetrin. Familjet tona njiheshin prej kohësh, por s’e kisha takuar kurrë. Pastaj, e takova rastësisht në plazh. Ishim bashkë e luajtëm volejboll. Aty ma vodhi zemrën. Jemi njohur si miq në fillim”, tregoi Cindy.

cindy marina genar topalli foto

Lini një Përgjigje