TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle14 Nëntor 2023, 10:57

‘Hodha diplomat në kosh’, Valbona Peraj: Vinin pastrueset bënin shefen, u bë një orgji, një prostitucion në zyrat shtetërore

Shkruar nga Pamfleti

‘Hodha diplomat në kosh’, Valbona Peraj: Vinin pastrueset

Valbona Peraj këngëtarja dhe autorja e shumë këngëve të njohura ishte e ftuar Vila24, ku tregoi për jetën e saj në Amerikë dhe planet e saj për të ardhmen. Valbona tregoi me tone zhgënjyese arsyen e vendimit të largimit nga Shqipëria.

“Para se të largohesha për në SHBA, unë punoja në Ministrinë e Transporteve në Drejtorinë e Përgjithshme.

Pas ndryshimit të qeverive filluan ndryshimet politike, ti je e PD-së ose ti je e PS-së, ma ngushtuan litarin në fyt. Vinin pastrueset bënin shefen, u bë një orgji, një prostitucion në zyrat shtetërore. Këtu të shohin për atë që shohin, jo për atë që je. Në Amerikë i kam hedhur diplomat në kosh por jam shumë mirë”- tha Peraj.

valbona peraj prostitucion zyrat

Lini një Përgjigje