TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 4 Dhjetor 2025, 15:23

Humbi 7 mijë euro në këmbim të informacionit, Edi mëson më në fund ‘ku ka përfunduar’ Dolce

Shkruar nga Pamfleti

Humbi 7 mijë euro në këmbim të informacionit, Edi mëson

Momente surprizuese kanë ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku Edi ka mësuar më në fund të vërtetën për vendndodhjen e Dolces.

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga produksioni, të premten atij iu konfirmua se Dolce gjendet aktualisht në reality show-n italian “Grande Fratello”.

Ky informacion, i dhënë si pjesë e një loje të re nga Vëllai i Madh, ka ardhur me një kosto të konsiderueshme për banorët e BBVK-së: 7000 euro janë zbritur nga çmimi i madh, vetëm që ai të merrte vesh të vërtetën.

Në momentin kur iu transmetua klipi, Edi u shfaq dukshëm i habitur dhe i tronditur. Në video, Dolce shpjegonte “lojën” që e kishte bërë duke i lënë të besonin se do të përballej me gjyq ndërsa në fakt ajo tashmë po jeton aventurën e saj të re në Itali.

Në pamjet e shfaqura brenda shtëpisë së BBVK-së, Dolce shihej teksa po e shijonte maksimalisht përvojën e re në “Grande Fratello”, e qeshur dhe e lirshme mes banorëve italianë.

Pas transmetimit të klipit, Vëllai i Madh i sqaroi Edit se Dolce është prej disa ditësh në Itali, duke realizuar një prej surprizave më të mëdha të këtij edicioni.

Ky lajm duket se i solli Edit një lehtësim të madh, pasi më herët ai shprehte shpesh shqetësimin për mungesën e saj dhe dëshirën që ajo të rikthehej.

Pasi e pa videon, Edi u shpreh optimist për lidhjen, pavarësisht gjithçkaje.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)

edi lajmi dolce grande fratello

Lini një Përgjigje