
Elton Ilirjani ishte i ftuar në emisionin “Pushime On Top” me Lei Kraja, ku ka folur hapur për preferencat e tij, si dhe për mënyrën si e percepton sjelljen e burrave shqiptarë.
Në një intervistë të ngarkuar me nota personale dhe pa dorashka, Ilirjani u ndal tek vëmendja që merr nga burrat shqiptarë, të cilët sipas tij, kanë një mënyrë të veçantë prezence dhe shikimi.
“Djemtë dhe burrat shqiptarë janë protagonistë, e tregojnë që nga mënyra si vishen, si ecin… kanë atë shikimin që ‘do të shqyej’”, tha ai, duke shtuar se shpesh përballet me këtë lloj vëmendjeje edhe në vende publike si plazhi.
Ilirjani foli edhe për tiparet fizike që e tërheqin më shumë. “Kam qejf pak këta topolakët, sidomos kur kanë bark dhe nuk e fshehin. E tregojnë me vetëbesim, vënë edhe varëse të trasha, kanë qime në këmbë dhe sqetulla të pa depiluara. Më josh shumë ky tip”, u shpreh ai, duke shtuar se preferon meshkujt mesatarisht të gjatë dhe me trup të mbushur.
Edhe pse është i martuar me një djalë me ngjyrë në Amerikë, Ilrijani nuk e fsheh që flirton me meshkujt shqiptarë.
Lini një Përgjigje