TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 4 Dhjetor 2023, 10:04

I mbeti hatri me Luizin, Ylli Limanin dhe Fifin; Erik Lloshi: Asgjë personale, e kisha nga ana profesionale

Shkruar nga Pamfleti

I mbeti hatri me Luizin, Ylli Limanin dhe Fifin; Erik Lloshi: Asgjë

Këngëtari Erik Lloshi, disa muaj më parë, teksa ishte i ftuar në një intervistë, tregoi hapur zhgënjimin e tij për Luiz Ejllin, Yll Limanin dhe Fifin.

Pas publikimit të këngës së tij, “Vajzë shqiptare”, Lloshi tha: “Unë nuk kam hyrë me këtë këngë për të fituar vetëm lekë, e kam bërë edhe për kënaqësi. E di ku është e keqja? Kur ta lënë mesazhin “seen” dhe të shpërfillin e kush, ata që i kam suportuar pafund: Fifi, Ylli Limani dhe Luiz Ejlli. Luizi s’e ka parë fare, këta të dy po”.

Ndërsa dje, i ftuar në “E Diell”, Erik Lloshi sqaroi deklaratën e mësipërme, ku theksoi se hatërmbetja që ai ka me këta tre këngëtarë, nuk është personale por vetëm profesionale, pasi siç thotë Eriku: çdo artist ka nevojë për mbështetjen e kolegut.

I pyetur nëse ka pasur ndonjë reagim nga këta këngëtarë për deklaratën e tij, Lloshi u përgjigj shkurt, “Jo”.

 

erik lloshi hatermbetje

Lini një Përgjigje