
Ledion Liço sot është një figurë shumë e njohur mediatike e mbi të gjitha dhëndër i Top Media. Djali bukurosh nga Erseka ka ‘djersitur’ për të arritur aty ku është. Megjithatë këmbëngulja nuk i ka munguar kurrë.
Një video e publikuar në TikTok nga RTSH tregon Ledionin kur konkurronte si këngëtar në emisionin ‘Ethet e Së Premtes Mbrëma’. Moderatori shfaqet i vogël në moshë, bukurosh dhe shumë i emocionuar. Teksa performon këngën e grupit Nickelback ‘How you remind me’ (këngë shumë e famshme për kohën), tre anëtarë të jurisë japin aprovimin, madje Kristi e shpreh hapur se më shumë po e voton meqë është bukurosh, se për vokalin. Të vetmen votë kundër që mori ishte nga Alfred Kaçinari, i cili e thumbon disi me ironinë e hollë që e karakterizon.
Ndërkohë, pasi kishte marrë aprovimin se do kalonte në fazën tjetër të konkurrimit, Ledioni shfaqet shumë i emocionuar dhe i përlotur thotë: Juria më përkrahu shumë, por më thanë që duhet të flas më shumë shqip.., të mësoj të flas shqip.
Gjithsesi, me këmbëngulje dhe vendosmëri, në mos si këngëtar, si moderator, Ledioni ia doli që të bëhej një personazh i njohur mediatik. Ndërsa me martesën që bëri me Sara Hoxhën ‘vulosi’ përfundimisht rrugën drejt suksesit. /Pamfleti
@rtshqiptar #nostalgji Kur Ledion Liço debutonte në "Ethet e së premtes mbrëma" #rtsh #nostalgji #ledionlico ♬ original sound - Radiotelevizioni Shqiptar
Lini një Përgjigje