TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Maj 2023, 19:44

I uronte fitoren, Ermionës i "ngel hatri" me këngëtarin: Ça ka Luizi, nuk kthen as mesazh

Shkruar nga Pamfleti

I uronte fitoren, Ermionës i "ngel hatri" me

Ish banorja e Big Brother Vip2, Ermiona Lekbello dhe fituesi i këtij edicioni Luiz Ejlli mesa duket nuk i paskan marrëdhëniet mirë me njëri-tjetrin.

Ermiona ishte një prej lojtareve të vërteta që e mbështeti këngëtarin në çdo situatë jo vetëm brenda shtëpisë por edhe jashtë saj. Ajo shprehej gjithmonë që dëshironte ta shikonte Luizin fitues dhe ishte e lumtur që kishte fituar një mik të mirë.

Mirëpo, respekti dhe konsiderata nuk duken reciproke nga ana e Luizit, që pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Sipas Ermionës, ai nuk u ka kthyer përgjigje as mesazheve të urimit.

Kjo gjë e ka mërzitur pak ish-banoren e BBVIP, që në TikTok ka publikuar një video ku thotë:

“Luizi s’kthen as mesazh. I çon mesazh urimi, Luizi bën sikur është në autobus. Ça ka Luizi? Po Luizi ça ka? Po këtej do vish o Luizi, ke shtëpia e vjehrrës dhe vjehrrit do vish ndonjëherë atje në Verona, do mërzitesh dhe këtej do e sjellësh kokën”.

ermiona luizi fitore

Lini një Përgjigje