
Duket se Big Brother Kosova ka pretendentë të ‘fuqishëm’ për të qenë pjesë e shtëpisë së famshme. Një ndër ta është këngëtari i muzikës popullore, Labinot Rexha, i cili ka bërë të ditur se po planifikon të organizojë një protestë, vetëm e vetëm për të qenë pjesë e Big Brother VIP Kosova.
Në Facebook, ai ka ftuar ndjekësit e tij të jenë pjesë e protestës e cila, sipas tij, do të mbahet nesër në ora 11:00 para shtëpisë më të famshme në vend.
Kjo thirrje e tij ka bërë që shumë përdorues të rrjeteve sociale të ironizojnë me situatën, pasi siç shkruhet në shumë komente, ai ka shumë për të thënë.
Edhe pse ende nuk është bërë publike data zyrtare e fillimit të edicionit të katërt, në rrjete sociale tashmë kanë nisur të qarkullojnë emra të shumtë të personazheve publike që mund të jenë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend.
Lini një Përgjigje