
Pas shëtitjeve nga liqeni i Tiranës, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka menduar të ngjitet më lart se thjesht tek një tabelë e ndryshkur. Ai ka marrë me vete mikun e vjetër, aktorin Bes Kallaku dhe kanë ngjitur bashkë majën e Çikës.
Meta ka publikuar një video ku shihet me Besin, të cilët kanë, udhëtuar drejt jugut të Shqipërisë.
“Faleminderit Besi se më kishe thënë që Maja e Çikës është më e bukura në botë, por të siguroj që me ty është akoma më e bukur.
Por ti nuk je më vetëm Kryeplaku i Fermës VIP, por je krye-VIPi i Majës së Çikës, sepse nuk ke fjetur asnjë sekondë, por ke ardhur direkt nga Prime në Malin e Çikës”, shprehet Meta.
Lini një Përgjigje