
Në punën e saj si moderatore, Dajana Shabani ka patur edhe pengesa, por mbi të gjitha incidente të momenteve të fundit. Pikërisht për njërin prej tyre ajo foli në podcastin ‘PPP’.
Anja: Gjatë gjithë karrierës tënde televizive, cili ka qenë ndonjë incident që të ka ndodhur para kamerave, ose në momentet e fundit para transmetimit.
Dajana: Më është zbërthyer zinxhiri i fustanit. Dola nga garderoba gjithë vetëbesim, siç unë jam gjithmonë, dhe duke u përdredhur, fap zinxhiri. Prandaj nuk doli dhe veshja shumë mirë, sepse fustani u ndërrua minutën e fundit.
Lini një Përgjigje