
E ftuar këtë javë në podcastin “PPP” ishte moderatorja e njohur, Dajana Shabani. Ajo iu përgjigj të gjitha pyetjeve pa hezituar aspak dhe me sinqeritetin që e karakterizon.
Anja: Je shkëputur për pak kohë nga ekrani dhe vlen të theksoj që të gjitha këto pyetje që unë po bëj, janë selseksionuar nga redaksia e "Pamfleti"-t. Asnjë pyetje nuk është e imja, sepse më dukej sikur çdo pyetje që do të të bëja do ishte false dhe unë i urrej gjërat false
Dajana: Ta nisim që këtu: Që unë nuk di asnjë pyetje, se mund të aludohet...se kur vjen fjala tek ne, aludohet shumë.
Anja: Ajo as që diskutohet, sepse unë nuk mbaj skaletë, siç edhe mund ta shohësh. Por të gjitha janë koleksionuar nga kolegët e mi gazetarë dhe pyetja më e shpeshtë ishte: cfarë po bën këto kohë që nuk je më në ekran
Dajana: Nuk më ka pushuar njeri nga puna. Më është propozuar mëngjesi, por e kam pak të vështirë sepse nuk zgjohem më dot aq herët. Unë jam njeri që zgjohem herët, por në 5 e gjysmë për të qenë tek grimi, etj etj, nuk jam më dakord. Do pranoja mëngjesin për një shifër të lartë.
(min. 2:30)
Lini një Përgjigje