TAGS-AT E JAVËS

Showbiz28 Shkurt 2026, 17:18

Inis Neziri përfaqëson San Marinon në ''Eurosong 2026''!

Shkruar nga Pamfleti
Inis Neziri përfaqëson San Marinon në ''Eurosong
Inis Neziri

Këngëtarja e njohur shqiptare Inis Neziri është ftuar të garojë për të përfaqësuar San Marinon në kompeticionin europian të këngës të këtij viti, “Eurosong 2026”.

Inisi nuk ka pritur gjatë dhe tashmë ka publikuar edhe këngën me të cilën do të përfaqësojë vendin e vogël, nën titullin “In My Head”.

Inis Neziri, në skenë që prej moshës 12-vjeçare, ka fituar ndër të tjera çmimin e tretë në edicionin e 56-të të “Fest RTSH” me këngën “Piedestal”, si edhe vendin e dytë në festivalin e 64-t të këngës!

Cilësuar si një nga zërat më të veçantë të gjeneratës së saj, ajo njihet edhe si “Inisi i Gjeniut”, pasi fitoi aty çmimin e parë në edicionin e tij të 5-të.

Inisi ka kapërcyer edhe kufijtë me vlerësimet në muzikën e saj.

Ajo është vlerësuar me çmim të parë në festivalin “Cerbul de Aur” në Rumani, si edhe në festivalin ndërkombëtar të performuesve të rinj në Rusi, “New Wave”.

inis neziri

Lini një Përgjigje