TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 5 Shkurt 2025, 12:53

Jozi, ne sot jemi të gjithë Kopila Shkinesh!

Shkruar nga Pamfleti

Jozi, ne sot jemi të gjithë Kopila Shkinesh!

Pas prime-t të mbrëmshëm, Jozefin Marku, i njohur si Jozi, i cili në shtëpinë e Big Brother do mbahet mend për ‘puci-puci’-t me Loredanën dhe ofendimet ndaj vajzave, tentoi të ofendojë Gjestin (të cilit më herët i ka hedhur edhe ujë në kokë, por kjo u harrua kur Gerta guxoi më tej: i hodhi birrë në sy) duke i thënë: “E ke dëgjuar atë këngën ‘kopil shkine’. Ti si me qenë ‘kopil shkine’ mor burrë i dheut”.

Në rastin më të mirë Jozi është me defiçencë të theksuar inteligjence, që nuk di çfarë flet, prandaj ‘mos ia vini re’ se aq ‘mban’.

Në rastin më të keq, ofendoi gjithë ato gra, viktima të dhunës seksuale serbe, që po, kanë sjellë në jetë edhe ‘kopila shkinesh’, por që mund t’i kenë edukuar shumë më mirë se prindërit, Jozin.

Jozefin, ne sot u ndjemë të gjithë ‘kopila shkine’, sepse meshkuj si ty (burrë nuk mund të quhesh) na përdhunojnë çdo ditë mendërisht, teksa dëgjojmë fraza të pamenduara, hallakatje dhe çatrafilosje që burojnë nga subkoshienca e çartur dhe dilemat me veten.

Pas gjithë bullizimeve, lagieve me ujë, ofendimeve, presioneve që i bëre Gjestit, pa dashur çove ujë në mullirin e tij dhe nxore veten gjithnjë e më shumë negativ (në rastin më të mirë budalla). Pa dashur, bëre që Gjestin ta dojë e gjithë shqiptaria, si të Shqipërisë edhe të Kosovës, që fati, politika, por ndoshta edhe ndonjë si ty (por me pushtet), e ndanë copash.

Prandaj Jozi, futi një ‘tralala’ dhe përpiqu ta ‘qash’ sepse ne sot ,jemi të gjithë ‘KOPILA SHKINESH’. /Pamfleti

jozefin marku kopil shkinesh

Lini një Përgjigje