TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 7 Qershor 2023, 10:19

Ka lënë pas dore muzikën dhe shfaqet e dobësuar në video, fansat dyshojnë se Ariana Grande ka probleme me shëndetin

Shkruar nga Pamfleti

Ka lënë pas dore muzikën dhe shfaqet e dobësuar në

Këngëtarja amerikane, Ariana Grande, ka nxitur spekulime të reja për shëndetin e saj të dobët, me një video të publikuar në rrjetet sociale.

Ajo reklamoi një ‘eyeliner’ të linjës së saj kozmetike të quajtur R.E.M. Beauty. Megjithatë fansat e saj janë të shqetësuar, pasi së fundmi ajo ka rënë shumë në peshë dhe mendojnë se duket e sëmurë.

Muajin e kaluar, Ariana vendosi t’i sqarojë spekulimet dhe u tha fansave të jenë më të vëmendshëm përpara se të vendosin të ndajnë mendimin e tyre për pamjen e dikujt.

“Dukja e mëparshme e trupit tim ishte versioni më i pashëndetshëm i tij. Unë merrja sasi të mëdha anti-depresivësh, pija alkool dhe haja ushqim të keq. Isha në pikën më të ulët të jetës sime kur dukesha, sipas jush, e shëndetshme”, ishte shprehur këngëtarja.

Megjithatë, shumë prej fansave nuk janë të bindur se Ariana është vërtet mirë. Ata janë të shqetësuar edhe për faktin se ajo e ka lënë pas dore tërësisht karrierën muzikore.

Ka lënë pas dore muzikën dhe shfaqet e dobësuar në

ariana grande probleme me shendetin

Lini një Përgjigje