
Emri e Katy Perry po përflitet për një shtatzëni të mundshme, fryt i marrëdhënies së saj me ish-kryeministrin kanadez Justin Trudeau.
Thashethemet nisën pas disa fotove ku Perry shfaqej me një fustan të bardhë të lirshëm gjatë një daljeje pranë Montecito-s, Kaliforni. Pamjet u përhapën shpejt në rrjetet sociale, duke nxitur aludime se artistja mund të jetë në pritje të një fëmije.
Megjithatë, burime të afërta me çiftin i kanë hedhur poshtë këto pretendime. Sipas tyre, Perry nuk është shtatzënë dhe nuk ka asnjë konfirmim që mbështet lajmet që po qarkullojnë online. Një burim i afërt për “Daily Mail” deklaroi se marrëdhënia mes tyre po ecën mirë dhe është ende në një fazë të hershme dhe spontane, duke përshkruar situatën si “muajin e mjaltit” të çiftit.
Aktualisht, Katy Perry, 41 vjeçe, është e fokusuar në angazhimet profesionale dhe në turneun muzikor, ndërsa vazhdon të jetë një nënë e përkushtuar për vajzën e saj, Daisy Dove, nga lidhja me aktorin Orlando Bloom. Nga ana tjetër, Justin Trudeau, 54 vjeç, është baba i tre fëmijëve nga martesa e tij me Sophie Grégoire Trudeau, të cilët njoftuan divorcin në vitin 2023.
Edhe pse spekulimet për shtatzëninë nuk qëndrojnë, vëmendja ndaj çiftit mbetet e lartë, dhe çdo dalje publike e tyre analizohet nga fansat dhe mediat, duke i mbajtur në qendër të diskutimeve rozë.

Lini një Përgjigje