TAGS-AT E JAVËS

Showbiz28 Janar 2026, 15:03

Kërcënim? Limi i drejtohet Albës: Nëse nuk fiton Big-un, do kesh probleme

Shkruar nga Pamfleti

Kërcënim? Limi i drejtohet Albës: Nëse nuk fiton Big-un, do

Pas një nate të mbushur me emocione, puthje dhe përqafime, Alba dhe Limi kanë zhvilluar një bisedë të hapur mëngjesin e sotëm, ku u vunë re paqartësi dhe dyshime lidhur me raportin e tyre.

Gjatë diskutimit, Alba shprehu hapur ndjesinë se Limi nuk po tregonte më të njëjtin entuziazëm si më parë, duke e konsideruar sjelljen e tij më të tërhequr.

“Nuk e ke energjinë që e kishe, të shoh më të tërhequr,” i tha ajo, duke ngritur pikëpyetje mbi ndryshimin e qëndrimit të tij.

Nga ana tjetër, Limi u përpoq të sqarojë se gjendja e tij nuk lidhej drejtpërdrejt me marrëdhënien mes tyre, por me një situatë më të përgjithshme që po përjetonte brenda shtëpisë. I pyetur nga Alba nëse kjo ftohtësi ishte specifike ndaj saj, ai mori këtë përgjigje:

“E kam në përgjithësi, jo vetëm me mu,” tha Alba, duke nënkuptuar se ndryshimi ishte i dukshëm në sjelljen e tij në tërësi.

Më pas, Limi i kërkoi Albës që të përpiqej të analizonte situatat më thellë dhe të mos mbetej vetëm te përshtypjet e para.

“Po të mendosh, jo vetëm të shohësh në sipërfaqe, mund të kuptosh shumë gjëra,” u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se faktorë të tjerë po ndikonin në humorin e tij.

Alba, megjithatë, u shpreh se ndoshta nuk ishte tipi që arrinte të “lexonte mes rreshtave”, duke lënë të hapur mundësinë e keqkuptimeve mes tyre.

Në fund të bisedës, Limi i tha Albës se, sipas tij, fitorja e këtij edicioni të BBVK ishte e rëndësishme, duke lënë të kuptohet se mosarritja e saj mund të sillte pasoja për të.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)

lim hoti alba pollozhani kercenim

Lini një Përgjigje